SBASHK-u mund të hyjë në grevë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, nuk e përjashton mundësin e grevës nga mësimdhënësit në qoftë së qeveria e Kosovës nuk reflekton ndaj kërkesave të tyre.

Rrahman Jashari, kryetari i sindikatës tha që problem në kategorinë e mësimdhënësve është çështja e pensioneve dhe njohja e stazhit të punës dhe në qoftë se nuk do merren parasysh kërkesat e tyre , do ketë greva.

“Shqetësim kryesore është  ligji mbi skemën pensionale , ngase nga prilli e këndej të punësuarit e arsimit të Kosovës nuk po e gëzojnë pensionin 140 euro ,disa nga ta e gëzojnë vetëm pensionin e pleqërisë  prej 75 euro“ tha ai .

Ai tregoj edhe për ligjin mbi benifite të viteve 1990-1999 i cili ka shkuar deri në qeveri dhe se ministrit gjegjëse janë duke e diskutuar për ta dërguar së shpejti në kuvend , ku edhe do miratohet, transmeton GazetaFjala.

Ndërkaq Ymer Ymeri,koordinatori për organizimin e brendshëm të SBASHK-ut tha që po zvarritet shumë nga institucionet përgjegjëse miratimi i këtyre ligjeve .

Ai tregoj edhe për shkeljet që po i bëjnë Drejtoritë Komunale të Arsimit , të cilat ende po hezitojnë të lëshojnë kontratat individuale dhe mos-nënshkrimi i tyre përbën shkelje të ligjit./GazetaFjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sbashk-u-mund-te-hyje-ne-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala