SBASHK në grevë më 20 prill

Autori:Avdyl Pajaziti

SBASHK-u ka shpallur grevën e përgjithshme më 20 prill dhe ajo do të fillojë sepse Qeveria e Kosovës edhe në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme nuk ka ofruar asgjë konkrete lidhur me çështjen e implementimit të 0.5 % për çdo vit shërbimi për të punësuarit në arsimin eKosovës dhe as për kërkesat tjera nga Kontrata Kolektive të nënshkruar tani e sa kohë mes MASHT-it dhe SBASHK-ut.

Kështu thuhet në një komunikatë të SBASHK-ut, ku thuhet se ata kanë analizuar tekstin e dalë nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe ka vlerësuar se në atë tekst që quhet Propozim-vendim, nuk ka asgjë konkrete sepse nuk është thënë asgjë me afate lidhur me implementimin e kërkesave të SBASHK-ut.

“Kryesia ka autorizuar kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut dhe atë të SUSHK-ut që të debatojnë me anëtarësinë dhenesër (të dielën) ta konfirmojnëedhe një herë mendimin e mësimdhënësve në takimin e jashtëzakonshëmtëKëshillitDrejtues. Kërkojmë nga gjithë anëtarësia e SBASHK-ut që tëvazhdojnë të jenë unik dhe të mbështesin qëndrimet tona të përbashkëta në mbrojtje të kërkesave legjitimedhe dinjitetit të të punësuarve në arsimin e Kosovës. Zëri i anëtarësisë është dhe mbetet obligim për Kryesinë e SBASHK-ut.Pra, me grevën e përgjithshme ta tregojmë unitetin dhe vendosmërinë në mbrojtje të dinjitetitdhe kërkesave tona. Në angazhimet tona e kemi edhe mbështetjen dhe përkrahjen morale edhe nga sindikatat simotra kudo në Evropë, nga Edukimi Internacional dhe nga Sindikata e mësimdhënësve të SHBA.

Qeverisë i drejtohemi me apelinqë të veprojë konkretisht e jo duke u munduar të gjejë forma e mënyra se gjoja është duke u përpjekur për të realizuar kërkesat tona, me të vetmin qëllim për të fituar kohë e për të mos realizuar asgjë. SBASHK-u i ka dhënë mjaft hapësirë dialogut dhe tani dokërkon veprime konkrete dhe të dokumentuara. Kujtojmë Qeverinë se deri atëherë greva do të vazhdojë dhe se ditët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen”, thuhet në komunikatë.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sbashk-shpall-greven-me-20-prill/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala