SBASHK paraljmëron grevë në arsim

Autori:Avdyl Pajaziti

Jasharaj ka kërkuar nga ministri i arsimit, Arsim Bajrami një takim ku do të ketë dialog lidhur me kërkesat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj ka shprehur pakënaqësinë e tij lidhur me situatën në arsim, duke thënë se edhe ky vit i ri shkollor po fillon pa kontrata individuale, kolektive të mësimdhënësve, pa sigurimin e 70 për qindshit të udhëtimit për mësimdhënësit, si dhe pa tri paga e para të pensionistëve.

Ai ka kërkuar nga ministri i arsimit, Arsim Bajrami një takim ku do të ketë dialog lidhur me kërkesat e tyre. Sipas tij, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje, atëherë SBASHK do të marrë masa të shtrënguara, duke mos përjashtuar edhe grava.

Jasharaj ka kërkuar nga ministri i punës Arban Abrashi që të definohet çështja e mësimdhënësve të viteve 90 dhe 99.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sbashk-paraljmeron-greve-ne-arsim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala