SBASHK paralajmëron grevë: Qeveria nuk llogariti mirë për përvojën e punës

Autori:Avdyl Pajaziti

SBASHK-u thotë se Qeveria edhe një herë dëshmoi se nuk merret me realizmin e atyre që thotë dhe vendos, por me tentativë për mashtrime.

Përmes një komunikate për media thonë se më 24 prill, kur ishte arritur marrëveshja që përvoja e punës për të punësuarit në arsim të fillojë se paguari me pagat e muajit prill dhe kur ishin bërë të gjitha kalkulimet buxhetore për të realizuar këtë nga një komision i përbashkët i SBASHK-ut dhe MASHT-it , këta lëshuan listat e pagave për të punësuarit në arsim me disa ndryshime simbolike duke përfshirë vetëm rreth 19.000 të punësuar, nga rreth 29.000 sa janë të punësuar në arsim.

“Në këto lista të pagave, që Kontrata Kolektive dhe vendimi i Qeverisë precizon se pagesa për çdo vit shërbimi është 0.5 për qind e të pagës bazë , që në arsimin fillor është 405 euro, ndërsa në atë të mesmin është 442 euro. Ndërsa llogaritja në këto lista nga ana e Qeverisë është bërë duke e imagjinuar një pagë bazë për arsimin fillor 216 euro, ndërsa për arsimin e mesëm 236 euro dhe duke i lënë jashtë edhe kësaj llogarie rreth 10.000 të punësuar në arsim. SBASHK-u me të marrë lajmin për këtë veprim ka kontaktuar, qysh të shtunën, Ministrin e MASHT-it për të kërkuar sqarim nga i cili nuk ka marrë përgjigje pse ka ndodhur kjo me arsyetimin se është vikend dhe nuk mund të thuhet diçka rreth kësaj”, thuhet në komunikatën e tyre.

Bëjnë të ditur që edhe sot kanë tentuar të kontaktojnë me disa nga ministrat me kërkesë që të tërhiqen listat e pagave të lëshuara jo konform Kontratës Kolektive dhe marrëveshjes dhe që janë të pa mbështetura në as një akt e dokument zyrtar dhe kemi kërkuar që ato të përmirësohen, mirëpo sipas tyre, deri në këtë moment nuk kanë marrë as edhe një përgjigje.

SBASHK-u kështu do të mbaj sot një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues për t’i aktivizuar veprimet sindikale, të cilat ishin pezulluar deri në publikimin e listave të pagave për muajin prill

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sbashk-paralajmeron-greve-qeveria-nuk-llogariti-mire-per-pervojen-e-punes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala