SBASHK kërcënon me grevë

Autori:Gazeta Fjala

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është drejtuar edhe njëherë institucioneve të Kosovës, si kryeministrit Isa Mustafa dhe ministrave të kabinetit të tij Arban Abrashi dhe Avdullah Hoti. SBASHK, thotë se ka kohë që po kërkojnë një takim me kryeministrin dhe ministrat në fjalët, por që këta të fundit thonë ata edhe përmes një letre publike, nuk i kanë pranuar në takim.
SBASHK po kërkon që kryeministri të angazhohet që me dialog të zgjidh përfundimisht çështjet e udhëtimit të mësimdhënësve, të tri pagave me rastin e pensionimit të tyre, por edhe mundësitë e lejuara lidhur me çështjen e pensioneve sepse nga prilli i këtij viti, siç shpjegon SBASHK në këtë letër shumica e të pensionuarve nga sektori i arsimit nuk marrin pensionin aktual të punës, por marrin atë të pleqërisë prej 75 eurosh.

Letra e plotë e SBASHK-ut:

I nderuari Kryeministër i Kosovës,z. Isa Mustafa, SBASHK-u gjatë gjithë këtij viti u mund ua që me dialog të zgjidh gjithë çështjet dhe bëri veprime sindikale vetëm kur në vend të dialogut kishim monolog. Kjo qasje e gabuar e Juaja dhe e kabinetit tuaj qeveritar ndaj apeleve e ftesave tona që të ulemi shtruar e të bashkëbisedojmë bëri që të ketë edhe greva në Arsimin Parauniversitar. Në SBASHK menduam se Ju do ta kuptoni se sindikata jonë vepron sipas vullnetit të anëtarësisë dhe atë që e thotë edhe e vë në jetë, por po shohim se nuk doni ta kuptoni se në Kosovë ka organizim sindikal dhe ka sindikata që duan ta kryejnë misionin e tyre në mbrojtjen e kërkesave të anëtarësisë. Kuptojeni se SBASHK-u po mundohet të jetë sindikatë e mirëfilltë dhe për këtë angazhim ka edhe përkrahen e Internacionales Botërore të Arsimit me 31 milionë anëtarë.

I nderuari Kryeministër SBASHK-u në adresat tuaja të mundshme dhe të Ministrave Abrashi, Hoti e Bajrami dërgojë ftesën për një takim pune më 21 shtator. Letra u pub likua edhe në mediet e shkruara e elektronike. Heshtjen e theu vetëm Ministri Bajrami, por jo edhe Ministrat Abrashi e Hoti. Ne jemi duke shkuar nga komuna në komunë dhe po takohemi me punëtorët e arsimit. I nderuari Kryeministër ne jemi zëri i tyre dhe ata po na obligojnë që të angazhohemi me dialog që të zgjidhet përfundimisht çështja e udhëtimit të mësimdhënësve, e tri pagave me rastin e pensionimit të tyre, por edhe më shumë na kanë obliguar që të angazhohemi me të gjitha mundësitë e lejuara lidhur me çështjen e pensioneve sepse nga prilli i këtij viti shumica e të pensionuarve nga sektori i arsimit nuk marrin pensionin aktual të punës, por marrin atë të pleqërisë prej 75 eurosh.

Kërkesa e tyre që kjo çështje , nëse nuk zgjidhet me dialog, të mbrohet me të gjitha veprimet e lejuara sindikale, pra edhe me grevën e përgjithshme, është shumë e natyrshme. Kryeministër i nderuar është pikëllues fakti kur miqtë tanë që njohi n mirë historikun krenar të arsimit shqip të viteve 90-99 shprehin habi pse ato vite nuk po pranohen në praktikë si kontributdhënëse, Qeveria jonë dhe veçmas Ministri Abrashi paraqitet se nuk po ndodh asgjë dhe ka muaj të tërë që e lusim për një takim dhe ai nuk qanë kokën për këtë kërkesë tonën.

I nderuari Kryeministër Ju njoftojmë se me të kryer të vizitave nëpër komuna Këshilli Drejtues i SBASHK-ut do të takohet dhe bazuar në atmosferën nëpër shkollat tona, nëse nuk do të ketë dialog të mirëfilltë dhe përgjigje për këtë çështje të madhe atëherë me veprime sindikale e me grevë të përgjithshme do ta shprehim reagimin tonë kundër injorimit të gatishmërisë sonë për dialog dhe të injorimit të viteve më të mëdha të arsimit shqip në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sbashk-kercenon-me-greve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala