Sava Janjiq, fushatë kundër Kosovës në UNECSO

Autori:Avdyl Pajaziti

Igumeni i Manastirit të Deçanit, Ati Sava Janjiq, ka disa javë që përmes rrjeteve sociale po e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizatën ndërkombëtare, UNESCO.

Por, tashmë kur gjasat e Kosovës janë shtuar dhe kur Kosova është shumë pranë anëtarësimit në këtë Organizatë, Janjiq në rrjetin social “Twitter” e ka ashpërsuar gjuhën dhe kundërshtimet e tij.

Në njërin nga postimet e tij të fundit Janjic ka shkruar se “Të gjithë e dinë se Kosova udhëhiqet nga klane të krimit të organizuar, por frika e Neonazistëve dhe Islamistëve i lë ata në pushtet”, përcjell “Zëri”.

Të menjëhershëm në postimet e tij kanë qenë reagimet e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Petrit Selimi. Selimi, madje, ka ironizuar duke shfaqur dyshime se dikush ka ndërhyrë në llogarinë e Janjiqit.


“Waw. I shokuar me gjuhën vdekjeprurëse të Atit Sava ‘Neonazistët, Islamistët apo klanet e krimit të organizuar e udhëheqin Kosovën’”.

Përveç zëvendësministrit Selimi në postimin e Atit Sava ka reaguar edhe opinionisti nga Kosova, Agon Maliqi.

Ai ka shkruar se është ekstremisht i dëshpëruar dhe depresionues me shprehjet raciste të Atit Sava.

Maliqi, madje, ka shtruar pyetje se si kjo mund t’i kontribuojë paqes dhe pajtimit? /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sava-janjiq-fushate-kunder-kosoves-ne-unecso/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala