Sarandë: Pamje nga vendi ku u vra 32-vjeçari, autorët dyshohet të jenë kosovarë (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një 32-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së premtes në Sarandë, rreth orës 01:00.

Edmond Mehmeti pronar i një auto-larje ka qenë duke udhëtuar me veturën e tij kur në afërsi të kanalit të Cukës pranë një hoteli në rrugën Sarandë-Ksamil ka rënë pre e breshërive të plumbave.

Një nga plumbat ka prekur në zemër Mehmetin duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme, ndërsa ekzekutorët janë larguar në drejtim të paditur.

Larje hesapesh ose një konflikt i çastit janë pistat ku është përqendruar policia e Sarandës për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Dyshohet se Edmond Mehmeti mund të jetë konfliktuar me disa pushues kosovarë gjatë ditës së djeshme dhe në mesnatë ai ka rënë pre e pritës së armatosur.

Policia e Sarandës shoqëroi 20 persona, mes tyre të afërm të viktimës dhe dëshmitarë të ngjarjes.

Policia e Sarandës vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, teksa janë ngritur disa postblloqe në kuadër të këtij aksioni për kapjen e vrasësve, raporton “A1Report”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sarande-pamje-nga-vendi-ku-u-vra-32-vjecari-autoret-dyshohet-te-jene-kosovare-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala