Saqipi: S’kam asnjë qëllim për ta dëmtuar “SHOK”un

Autori:Avdyl Pajaziti

Regjisori,  Kastriot Saqipi-Kaqa ka reaguar ndaj akuzave që i janë bërë gjatë ditës së sotme lidhur me shpërndarjen e filmit “SHOK” në profilin e tij në Facebook. Saqipi ka thënë se postimin e këtij filmi e ka bërë pa asnjë qëllim të keq. Madje ai thotë se as mendja si ka shkuar se mundi t’i sjellë dëme filmit. Regjisori Saqipi me këtë rast ka  treguar se i ka parë të gjithë filmat që janë  dominuar për Oscar, ku edhe ka treguar propozimet që sipas tij mund të fitojnë çmime.

Ky është postimi i plotë i Saqipit në Facebook:

Gjithçka që është postur rreth filmit SHOK kam postu edhe unë, të fundit kam shpërnda edhe filmin SHOK, mbase e kam pa gjithkund nëpër Facebook, nuk kam menduar se mund ti sjell dame filmit dhe këtë as qe e besoj. Sepse unë gjithë filmat që janë të nominuar për OSCAR i kam pa në internet dhe kam dhanë një prognozë publikisht sipas shijes sime se kush do të mund ti fitonte çmimet dhe këtë shkrim po e postoj edhe njëherë.

PROGNOZË PËR CMIMET E FILMIT OSCAR

Pa asnjë dilemë filloj prognozën për çmimin Oscar me filmin e shkurt, dhe padyshim pres që filmi SHOK të sjell Oscarin e parë në Kosovë, por edhe nëse nuk ndodh kjo, nuk është donë tragjedi, e as duhet të mërzitet kush për këtë punë, vetë nominimi i filmit në mesin e 5 filmave më të mirë të botës, për ne duhet të jetë festë , dhe atë natë do ta ndegjojn se Kosova jonë e vogël bën filma më të mirë në botë.

Oscarin Best Sound Editing sipas shijës sime duhet ta fitoj Bridge of Spies filmi i Tom Henksit, ku përkrah këtij luan edhe një aktor shqiptar, nuk ka donjë dallim të madh me nominimet tjera kështu që shumë lehtë mund ta marre edhe donjë film tjetër.

filmi Mad Max: Fury Road i cili është 10 her i nominuar për qmimin Oscar, të parin qmim do ta marre Best Sound Mixing, qmimin e dytë Oscar menjëher do ta marre për Best Makeup & Hairstyling, në Makeup ky film përdorë edhe hiroglifet e Egjiptit, dhe qmimi i tret natyrisht do ta marre Best Visual Effects

Po them natyrishtë sepse krejt filmi është punuar me efekte, megjithse në filmin The Revenant efekti i luftës me Ariun është i jashtzakonshëm, kto tri qmimie të filmit Mad Max, do të krijojn një epërsi prej tre me zero ndaj filmit the Revenant, do të krijohet ideja se filmi Mad Max do ta fitoj garën, mu ashtu si kan qef Amerikanët të krijojn huti.

Best Costume Design qmimin Oscar do ta fitojn The Danish Girl, një film për Homoseksual, i tepruar me pamje artistike shpesh harron prallën e filmit duke i kushtuar rëndësi pamjeve, kur them Pamjeve këtu hynë edhe Kostumet, prandaj mendoj se e meritojn këtë qmimë.

The Revenant qmimin e parë duhet ta marre për Best Production Design, qmimi i dytë Oscar për Best Cinematography, the Revenant këtu fillon ta zbut epërsin ndaj filmit Mad Max.

Best Adapted Screenplay këtë Oscar mendoj se do ta marr filmi The Martian, një film i cili të man në tension, po e keqja e kësaj është se ta jep një përshtypje sikur e ke pa në filmat amerikan të njëjtën ngjarje vetëm se në hënë, vlen të theksohet si sken e shkëlqyeshme, kur njeriu i cili lufton për jetë në mars gjenë mënyren për ti kultivuar Patatet.

Best Original Screenplay Oscarin për këtë film duhet ta marr BRIDGE OF SPIES, një film ku personazhi kryesor kalon nga një qytetar i thjesht si avokat, një tradhtar kombi, dhe nga tradhtari kalon në Hero.

Alicia Vikander në filmin The Danish Girl mendoj se do ta marre qmimin për aktoren me rol dytësor, një interpretim i jashtëzakonshë në film, shpesh nuk e kisha të qartë pse rol dytsor, mendojsha nëse e merr mos nuk po ja kthen mbrapa qmimin, si Lirak Qela qe ja pat kthy ne ferizaj qmimin nejse… kjo aktore në kët edicion është e pa konkurec karshi kolegeve tjera të nominuara.

Sylvestar Stallone sikur kishte filluar të ledhatohet nga amerikanët që të i jipet qmimi Oscar për Aktorin në rolin dytësor, po kishte me qenë e turpëshme sikur të kalohet aktori Mark Rylance, Bridge of Spies,i cili e luan shpijunin Rusë në mënyr të shkëlqyeshme, dhe ky qmimim mendoj se i shkon sigurt këtij Aktori.

Qmimi Oscar Për rolin kryesor femër jam i i bindur se i shkon Aktores Kanadeze Brie Larson në filmin Room kjo aktore mund të konsiderohet me fat që nuk e kishte në konkurenc aktoren Alicia Vikander në filmin The Danish Girl.

Për kundër kritikave që aktori Leonardo DiCaprio në filmin The Revenant nuk duhet ta fitoj qmimin për aktorin më të mir ai është mëse meritor ta marr qmimin Oscar, Luan shkëlqyeshëm në këtë film, ai e rrezikon edhe jetën gjat gjirimeve kur futet në uj i cili ishte sëmuret nga pneumonia, në skenën në luftë me Ariun të krijohet përshtypja se aktori po don me ndrru jetë, pra Oscari për

Leonardo Di Caprion është i pashmangshëm.

Një film ma ndryshe se krejt filmat tjerë që marrin pjes në Oscarë ka bër regjisori Alejandro G. Iñárritu filmi The Revenant,pra edhe pse ai ka marr Oscar në vitin e kaluar mendoj se edhe në këtë vit do ta fitoj çmimin Oscar.

Pra kur një film merr Oscarin për Aktorin më të mirë dhe regjisorin më të mirë, patjetër duhet të jetë edhe filmi më i mirë the Relevant.

Për fund kjo është Prognoza filmike e imja për OSCAR.

1 —- SHOK 1 OSCAR

2 —- THE REVENANT 5 OSCAR

3 —- MAD MAX 3 OSCAR

4 — Bridge of Spies 3 OSCAR

5 — The Danish Girl 2 OSCAR

6 —– The MARTIAN 1 OSCAR

4 —- Room 1 OSCAR

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/saqipi-skam-asnje-qellim-per-ta-demtuar-shokun/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala