Sanksionet ulin prodhimin e vodkës ruse

Autori:Avdyl Pajaziti

Si pasojë e sanksioneve perëndimore, ekonomia ruse po zhytet gjithnjë e më thellë në krizë. Viktima më e freskët e këtij fenomeni është pija kombëtare e tradicionale ruse, vodka.

Siç bëhet e ditur nga shifrat e zyrës kombëtare ruse të statistikave “Rosstat”, prodhimi i vodkës u rrudh gjatë vitit të shkuar me më shumë se 22 për qind, duke shënuar një ulje me 6,7 milionë hektolitra.

Para së gjithash, në muajt tetor dhe nëntor, prodhimi ka pësuar ndërprerje të rregullta – dhe madje ka kapur përkatësisht nivelet e 47,3 dhe 38,5 përqindëshit. “Kurrë më parë në historinë moderne, kjo degë e ekonomisë ruse nuk ka njohur një rënie të tillë të prodhimit vjetor”, thotë Vadim Drobis, Drejtor i Qendrës Kërkimore për Tregun Rajonal e Federal të Alkoolit.

Edhe shitja e saj mbeti qartazi pas shifrave të viteve të kaluara. Kështu, në vitin 2014, rusët blenë 11,9 milionë hektolitra vodka dhe prodhime të ngjashme likeri, çka shënon një ulje me tetë për qind në krahasim me vitin 2013, njoftoi agjencia ruse e lajmeve “Interfax”, duke cituar një statistikë të Qendrës për Përthithjen e Politikave Kombëtare mbi Alkoolin.

Rënia drastike në prodhimin dhe shitjen e saj, sigurisht se nuk do të thotë automatikisht se është pirë edhe më pak vodka. Pasi te vodka, sipas ekspertëve, taksimi i lartë ka sjellë një rritje të distilerive të palicencuara e aktiviteteve ilegale. Sipas vlerësimeve të tyre rezulton se 50 deri në 65 për qind e vodkës ruse, prodhohet në mënyrë ilegale.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sanksionet-ulin-prodhimin-e-vodkes-ruse/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala