Samsung tallet me iPhone [Video]

Në një mënyrë të ngjashme që Apple në dhjetëvjeçarin të fundit është tallur me Microsoft dhe sistemin e saj operativ Windows, kështu në vitet e fundit Samsungu është tallur me Apple dhe iPhone.
Në serinë e reklamave „The Next Best Thing is Already Here“ është shfaqur se si e presin Apple fansat me ditë para dyqaneve që të parët të blejnë iPhone e ri dhe janë të etur për të provuar karakteristikat e reja të telefonit të Apple – dhe të gjitha këto opsione ishin futur më parë në telefonat e Samsungut, transmeton TetovSot.
Samsungu ka nisur një fushatë të re reklamuese me modele të reja të serisë Galaxy S6, me të cilat dëshiron të tregojë se “jo të gjitha telefonat e mençur janë të njëjta”.
Në reklamë tregohen gjithashtu edhe përfitimet e modelit të tyre Galaxy S6, në krahasim me iPhone 6.