Samsung shpallet “mbreti” i telefonave inteligjentë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kërkesat për telefonat inteligjentë vazhdojnë të jenë shumë të larta. Kompanitë teknologjike kanë tregtuar më shumë se 355 milionë telefona inteligjentë në tremujorin e tretë, ose 6.8% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Samsung” vazhdon të jetë përsëri lideri në tregun global të telefonave inteligjentë, me mbi 84 milionë njësi të shitur në tre muaj. “Apple” qëndron në vend të dytë, ku tregtoi 48 milionë iPhone gjatë të njëjtës periudhë. Pavarësisht kësaj, gjiganti i teknologjisë fitoi më shumë të ardhura gjatë këtij tremujori se çdo kompani tjetër teknologjike që merret me prodhimin e pajisjeve mobile.

Në vend të tretë është “Huawei”, e cila është edhe kompania e parë kineze që ka arritur të shesë 100 milionë telefona inteligjentë në një vit. Kompania është e njohur më shumë për pajisjet e saj të telekomunikacionit, megjithatë arriti të shesë 26.5 milionë telefona inteligjentë gjatë tremujorit të tretë, duke lënë pas kompanitë kineze si “Lenovo” dhe “Xiaomi”.

Sipas IDC-ës, “Samsung” ka tregtuar më shumë telefona inteligjentë gjatë tremujorit të tretë se “Apple” dhe “Huawei” së bashku.

Renditja e kompanive telefonike:

1.Samsung

84.5 milionë telefona

Një rritje me 6.1% nga i njëjti tremujor i vitit të shkuar

Zë 23.9% të tregut global të shpërndarjes.

2.Apple

48 milionë telefona

Një rritje me 22.2%

Zë 13.5% të tregut global të shpërndarjes

3.Huawei

26.5 milionë telefona

Një rritje me 60.9%

7.5% të tregut global të shpërndarjes

4.Lenovo

18.8 milionë telefona

Një rritje me 11.1%

5.3% të tregut global të shpërndarjes

5.Xiaomi

18.3 milionë telefona

Një rritje me 5.6%

5.2% të tregut global të shpërndarjes

/Shekulli/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/samsung-shpallet-mbreti-i-telefonave-inteligjente/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala