Samsung prezanton në janar gjeneratën e re Galaxy S

Autori:Avdyl Pajaziti

Samsung Electronics Co Ltd planifikon të prezantojë në janar të 2016 gjeneratën e ardhshme të Galaxy S, në përgjigje të konkurrencës me rivalin e saj Apple. Lajmi bëhet i ditur nga “South Korea’s Electronic Times”, duke cituar një burim anonim.

Në vitet e kaluara smartphone-ët Galaxy S janë prezantuar zakonisht në Kongresin Botëror të telefonëve, që zakonisht mbahet mes shkurtit dhe marsit. Edhe këtë vit Galaxy Note 5 u prezantua në gusht, më herët se prezantimet tipike në shtator.

Një zëdhënës i Samsung nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me zërat që qarkullojnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/samsung-prezanton-ne-janar-gjeneraten-e-re-galaxy-s/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala