Samsung lë prapa Apple-n

Samsung Galaxy Note 4 ka kryesuar grafikun e kënaqësisë së konsumatorëve, duke lënë pas Apple iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Sipas të dhënave që vijnë nga Indeksi i Kënaqësisë së Konsumatorëve, nga Universiteti Miçigan, konsumatorët e Samsung janë më të kënaqurit me pajisjet e tyre.
Galaxy Note 4, i cili u hodh në treg tetorin e vitit të kaluar, shënoi 86 pikë nga 100 pikë të mundshme, ndërsa telefonat inteligjentë më të fundit të Apple-it u renditën në vend të dytë me 82 pikë secili. Galaxy Note 3 dhe Galaxy S5 kishin gjithashtu të njëjtat pikë me telefonat inteligjentë të Apple-it.
Duhet të theksojmë se pajisja më e fundit e Samsung-ut, Galaxy S6, nuk ishte hedhur akoma në treg kur është kryer ky studim, prandaj nuk është përfshirë në grafik.