Samsung Galaxy S6 së shpejti në IPKO

Autori:Zekirja Shabani

I kombinuar me mjeshtri nga metali dhe qelqi, telefoni kryesor i Samsung e ka vendosur një standard të ri në komunikimin mobil

Samsung Galaxy S6 i ri, për të cilin shumica thonë se është telefoni mobil i vitit, pritet të arrijë brenda pak ditësh në dyqanet e operatori mobil IPKO.

Telefoni i mençur, tërësisht i ri-definuar do të arrijë në Kosovë vetëm një muaj e gjysmë pas prezantimit global në Barcelonë, për të vendosur një standard të ri në dizajn, krijim dhe performancë.

Pajisja e re pafundësisht kombinon materialet premium me teknologjinë më të përparuar të Samsung, për tu ofruar përdoruesve një përvojë të pakrahasueshme mobile.

Samsung Galaxy S6 i ri është i pajisur me kamera jashtëzakonisht të gjalla në pjesën e përparme dhe të pasme, lentet F1.9, me 5 mega-piksel në pjesën e përparme dhe 16 mega-piksel në pjesën e pasme, që domethënë se përdoruesit mund të bëjnë fotografi të shkëlqyeshme edhe në kushtet e ndriçimit të ulët.

High Dynamic Range automatik dhe në kohë reale është në dispozicion në të dyja kmaerat, së bashku me stabilizuesin e mençur optik. Pajisja gjithashtu ofron funksionin “Quick Launch” që do të thotë se Kamera mund të aktivizohet nga çdo pjesë e ekranit në vetëm 0.7 sekonda, thjeshtë duke klikuar dy herë në butonin kyç përpara në telefon.

“Ne plotësisht kemi integruar teknologjinë e certifikuar të mbushësit pa tela, WPC dhe PMA, ndërsa  Galaxy S6 dhe Galaxy S6 edge vendosin një standard të ri të industrisë në mbushësin universale pa tela”.

Pajisjet punojnë me çdo wireless pad që është në dispozicion në treg që mbështet standardet WPC dhe PMA. Ato gjithashtu ofrojnë mbushës tepër të shpejtë të telefonit me kabllo, 1,5 herë më shpejtë se Galaxy S5, duke ofruar rreth 4 orë mundësi të përdorimit të telefonit pas vetëm 10 minutash mbushje me rrymë.

Me Samsung Galaxy S6, ne vërtetë mund të themi  se e bukura takohet me trurin. Trupi i telefonit me shkëlqim që peshon vetëm 138 gram dhe 6.8mm hollësi, sjell procesorin e parë 14nm me platformën 64-bit, dhe sistemi i ri i memories siguron performancë më të lartë dhe shpejtësi më të madhe të memories me shpenzim më të ulët të energjisë.

Ekrani 5.1 inç QHD Super AMOLED ofron densitet mbresëlënës të pikselëve të 577 pikselëve për inç katror. Vetëm sa për krahasim, revistat me shkëlqim ofrojnë rezolucionin prej përafërsisht 300 pikselave për inç.

Samsung është i njohur për kujdesin e madh ndaj sigurisë kështu që nuk është çudi që Galaxy S6 i ri është gjithashtu një pajisje shumë e sigurt, e ndërtuar mbi Samsung KNOX të përditësuar – platformën e plotë dhe të sigurtë mobile, që ofron mbrojtje në kohë reale nga sulmet e mundshme me qëllim të keq.

Telefoni gjithashtu ofron memorie të avancuar touch-type për gjurmë gishtash, duke siguruar verifikim të shpejtë dhe ruajtjen e të dhënave të koduara në pajisje të sigurt për magazinim.

Detajet për çmimin, ofertën si dhe për versionet që do të jenë në dispozicion nga IPKO do të prezantohet në ditën e prezantimit zyrtar të telefonit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/samsung-galaxy-s6-se-shpejti-ne-ipko/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala