Samsung Galaxy lehtë spiunohen

Miliona Samsung Galaxy kanë një të metë pasi në ta mund të kenë qasje edhe hakerët. Telefonat e tillë mund të spiunohen në çdo moment.
Eksperti i sigurisë teknologjike Mit Patel ka thënë se përdoruesit duhet ta marrin këtë punë shumë seriozisht. Shansat që të kyçen hakerët janë shumë të mëdha dhe kjo bëhet përmes një pajisje që ka çdo telefon i tillë që i lejon ata të kenë qasje në të dhënat personale të poseduesit të telefonit.
“Hakerët mund të kontrollojnë telefonin tuaj, ata mund të i fshijnë fotografitë tuaja, mund të ju shikojnë juve, kjo është e tmerrshme. Ata mund të ju shohin juve përmes kamerës së telefonit tuaj” ka thënë Patel.
Ai ka theksuar se askush nuk mund të bëjë asgjë, deri sa vet prodhuesi të rifreskojë sistemin.
Për këtë Samsung ka paralajmëruar se së shpejti do të ndërmarrë masa për parandalimin e keqpërdorimeve të telefonave të këtij prodhuesi. /klanks/