Samiti për krizën e migrantëve në Bruksel, merr pjesë edhe Edi Rama

Kështu pjesë e takimit do të jetë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe më pas pritet të vijojë vizitën e tij zyrtare të parashikuar për në Hong Kong.
Sipas njoftimit zyrtar, tryeza ka për “qëllim të përmirësojë bashkëpunimin dhe të rrisë konsultimet mes vendeve pjesëmarrëse”, sidomos mes Sllovenisë, Kroacisë dhe Hungarisë.
Në një propozim thuhet se liderët evropianë dhe ata ballkanikë po shqyrtojnë mundësinë e krijimit të një misioni të r i për kontrollin e kufirit të Greqisë me Shqipërinë e Maqedoninë.
Sipas agjencisë DPA, operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohet në kontrollin në dalje dhe “regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve, të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi”.
Takimi pritet të nisë rreth orës 17 dhe pjesë e tij do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, komisioneri i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe përfaqësuesit e agjencisë Frontex dhe Zyrës Mbështetëse Evropiane për Azilin.
Mini-samiti vjen në kohën kur mijëra klandestinë, të ardhur kryesisht nga Siria dhe Afgansitani kanë mbetur të bllokuar në kufijtë ballkanikë teska kërkojnë të arrijnë gjermani apo vendet skandinave.
Temperaturat e ulëta, shirat dhe kushtet e mjerueshme kanë ngritur alarmin se situata mund të përkeqësohet, veçanërisht për fëmijët dhe të moshuarit.