Sami Lushtaku u transferua në burgun e Gërdovcit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-komandanti i UÇK-së Sami Lushtaku u dërgua në burgun e sigurisë së lartë, pasi mediet raportuan se tentoi të ikë.

Lushtaku u transferua në burgun e sigurisë së lartë në fshatin Gërdovc afër Podujevës të martën për shkelje të rregullave të paraburgimit.

“Pas një seance të zhvilluar dje në orët e vona në Mitrovicë, gjyqtari urdhëroi që ai të mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Podujevë,” tha për BIRN-in të mërkurën Zyra për Informim e EULEX-it.

Lushtaku që vazhdon të jetë kryetar i Skenderajt, pavarësisht qëndrimit në burg, u dënua në muajin maj për krime lufte.

Ai u dënua me 12 vjet burg për vrasjen e një civili shqiptar me një të shtënë më kokë në një vend të papërcaktuar në shtator 1998.

Sipas gjyqtarit Lushtaku kreu “një vrasje të rëndë në mënyrë brutale”, ndërsa “viktima ishte e pambrojtur, lutej për jetë dhe i kishte duart të ngritura lart”.

Gjykimi i profilit të lartë u shoqërua me protesta kundër ndjekjes penale të ish-luftëtarëve të UÇK-së dhe ikje nga burgu të tre të akuzuarve.

Edhe Sylejman Selimi ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri dhe ish-kreu i Forcës së Sigurisë së Kosovës u dënua me 6 vjet burg për torturimin e një civili të burgosur./kallxo.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sami-lushtaku-u-transferua-ne-burgun-e-gerdovcit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala