Sami Lushtaku porosit degën e PDK-së në Skenderaj: Mos u merrni me Bekim Jasharin

Autori:A D

Kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka pasur një takim me kryesinë e Degës dhe me kryetarët e nëndegëve. Ai u ka sqaruar ngjarjet që kishin rezultuar me dështimin për një marrëveshje në mes tij dhe Bekim Jasharit, që Skenderaj të del me një kandidat dhe i bashkuar në zgjedhjet e 17 tetorit.

Më pas, Lushtaku ka kërkuar strukturave të degës së PDK-së, aktivistëve dhe gjithë elektoratit të PDK-së që mos të merren me kundërkandidatin e tij, Bekim Jasharin, shkruan portali lokal Megavision.

“Nuk do të merremi me të. Ne kemi punët tona dhe do t’i kryejmë punët tona. Skenderaj dhe gjithë Kosova kanë nevojë për PDK, tashmë kjo është bërë e qartë. Qytetari e di tashmë dhe është bindur, se zhvillimet e mëdha në të gjitha fushat kanë ndodhur vetëm gjatë qeverisjes së PDK-së, me Skenderajn, Drenicën dhe me Kosovën. Kështu që nuk kemi nevojë të merremi me askë, kushdo qofte ai. Ne jemi mobilizuar maksimalisht që këto zgjedhje t’i fitojmë me rezultatin më të thellë që është shënuar ndonjëherë. Krenar ndihet ai që është pjesë e PDK-së, ai që e mbështet PDK-në”, ka thënë mes tjerash Lushtaku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sami-lushtaku-porosit-degen-e-pdk-se-ne-skenderaj-mos-u-merrni-me-bekim-jasharin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala