Sami Lushtaku ia beson komunën vëllaut (Dokument)

Autori:Zekirja Shabani

Derisa kryetari i Komunës së Skenderajit, Sami Lushtaku, qëndron në burg, vëllau i tij Ukshini me sigurimin e vet, do ti ruaj institucionet komunale. Këtë punë ia ka besuar “vëllau vëllaut” të hënën për 155 mijë euro.

Kompania në pronësi të njerëzve të afërt të Sami Lushtakut, kryetarit të Skenderajt të dënuar me 12 vite burgim për krime lufte, “Security Code” ka fituar tender për sigurimin fizik të objekteve komunale.

Ukshin Lushtaku,  njëri nga pronarët e kësaj kompanie ka konfirmuar për Gazetën Fjala se u është besuar ky tender  pasi, siç thotë ai kanë qenë më të mirët në mesin e tre kompanive që kanë konkurruar.

Ai njëherësh është edhe asamblist i kuvendit komunal në Skenderaj. Por, thotë se pozita që mbanë dhe afërsia me të parin e komunës nuk duhet të jenë pengesë për kompaninë që ai drejton të kryej këtë punë.

“Nuk ka kurrfarë konflikti interesi. Kemi qenë më të mirët dhe kemi fituar”, ka thënë ai për Gazetën Fjala.

Kompania “Security Code” ka qenë cak i hetimeve të EULEX-it për tenderin 6 milionësh të KEK-ut dhe është kritikuar në vazhdimësi për ndikimin dhe favoret që kryetari, Sami Lushtaku i ka bërë kësaj kompanie në disa tender.

Që në vitin 2008, vazhdimisht ka fituar tenderë publik dhe si rezultat kjo firmë është një prej atyre bizneseve që ka qarkullim vjetor milionësh./Gazeta Fjala/
ukshin 2 ukshin lushtaku

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sami-lushtaku-ia-beson-komunen-vellaut-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala