Salihaj: S’do të jem në seancë kur do të votohet Thaçi për president

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Adem Salihaj, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se ai do ta votojë kundër Hashim Thaçit si kandidat për president të vendit.

Ai ka thënë se nuk e ka ndryshuar qëndrimin të cilin e ka shprehur edhe më herët në raport me votën e tij për kandidaturën e shefit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Unë besoj se nuk do të marrë pjesë në votim fare. Nuk besoj se do të ketë mungesë të kuorumit. Pozita i ka 90 deputetë, dhe se paku duhet të jenë 80 deputet në seancë që të filloj votimi për president”, ka thënë Salihaj.

Sipas tij, deri më tash elektorati nuk ka pasur disponim pozitiv për çështjen e koalicionit në mes PDK dhe LDK-së, duke shtuar se elektorati i LDK-së ka bërë kërkesë të vazhdueshme që të mos votohet Thaçi për president.

“Nuk ka një grup të organizuar të deputetëve në LDK, të cilët do të koordinoheshin se di do të vepronin në seancën kur pritet të zgjidhet presidenti i vendit. Kemi pasur vetëm qëndrime individuale. Nuk kemi një koordinim ose bashkëveprim në mes veti”, ka theksuar ai.

Ai ka folur edhe për Gjykatën Speciale, për të cilën ka theksuar se ai ka propozuar disa herë që kjo gjykatë të merret edhe me vrasjet politike të kryera pas luftës në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/salihaj-sdo-te-jem-ne-seance-kur-do-te-votohet-thaci-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala