Salih Mekajt e Vlora Goranit u caktohet masa e arrestit shtëpiak

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se u është caktuar masa e arrestit shtëpiak të padenhurve: Salih Mekajt dhe Vlora Goranit.

“Masa e arrestit shtëpiak ndaj te pandehurit Sali Mekaj është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Keqperdorim I pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 të KP të RK-së dhe të Ushtrimit të ndikimit nga neni 431 par. 1 të KP të RK-së , ndërsa ndaj të panedhurës Vlora Gorani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhënie e ryshfetit nga neni 429 par. 3 të KP të RK-së”, sqaron komunikata e gjykatës.

Po ashtu, bëhet e ditur se ndaj dy të pandehurve është shqiptuar edhe masa e sigurisë, konfiskim i pasaportës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/salih-mekajt-e-vlora-goranit-u-caktohet-masa-e-arrestit-shtepiak/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala