Sali Berisha përshëndet takimin e dy qeverive Shqipëtare

Ish-kryeministri i Shqipërisë, dhe njëherësh oponenti politik kryesor i Edi Ramës, Sali Berisha, e ka përshëndetur takimin e dy qeverive Shqipëtare, dhe arritjen e marrëveshjeve të bashkpunimit, me anë të një shkrimi në faqen zyrtare të facebook-ut.
Dy qeverite shqiptare u mblodhen ne Tirane!
Te dashur miq, sot dy qeverite shqiptare, perkatesisht qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves, u mblodhen ne Tirane. Ne kete takim ato firmosen nje seri marreveshjesh. Takimi ne format kabineti qeveritar, nje praktike e perhapur kjo midis vendeve fqinje, eshte nje akt pozitiv qe se bashku me firmosjen e marreveshjeve meriton pergezime. Duke vleresuar takimin e sotem dhe marreveshjet e firmosura shpreh bindjen se projektet e perbashketa transnacionale si hekurudha Tirane -Prishtine, infrastruktura e Alpeve, projektet energjitike, njesimi i ligjeve dhe praktikave ne te dy vendet, jane interesi jetik i kombit tone por dhe rajonit ne teresi!