Sali Berisha kërkon revolucion në Shqipëri

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka thënë se vetëm një revolucion demokratik paqësor e shkul krimin nga qeveria dhe Parlamenti shqiptar.
Sipas tij, Mark Frroku është fytyra e vërtetë e këtij Parlamenti dhe se Rama-Meta-Tahiri kanë fshehur të vërtetën për 6 muaj për planin e vrasjes së dy deputetëve.
Ish-kryeministri shqiptar ka theksuar se Meta ka frikë nga arrestimi, ndaj nuk e jep dorëheqjen dhe se në situatën e krijuar, revolucioni demokratik paqësor është përgjigjja vendimtare për sigurinë e çdo njeriu në vend.
“Mark Frroku është fytyra e këtij Parlamenti. Është fytyra e kësaj qeverie. Bosi i tij është Ilir Meta dhe duhet t’u bëj apel qytetarëve shqiptare se rruga e vetme për të hapur horizontet e së ardhmes është revolucioni demokratik paqësor. Ky revolucion është përgjigja e qytetarëve për sigurinë e çdo njeriu, për mirëqenien, për punësimin dhe për të ecur drejt Europës. Ndryshe, ju garantoj se Mark Frrokrit do shkojnë lart e më lart”, ka thënë Berisha.