Sahatqiun e zëvendëson Kalludra

Autori:Zekirja Shabani

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Sahatqiu do të zëvendësohet në pozitën e deputetes nga bashkë partiakja e saj Mirjeta Kalludra.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare në facebook, Kalludra ka pohuar që do e zë vendin e Sahatqiut meqë kjo e fundit do e braktisë politikën për të ushtruar detyren e re në diplomaci  si konsulente në New York.

“Me bërjen e betimit në Kuvend do t’iu njoftoj zyrtarisht sepse kjo kërkon pak kohë me kryrjen e procedurav të kalimit të deputetës së nderuar Teuta Sahatqija në detyrën e re që pritet të merrë”, ka shkruar Kalludra.

Mirjeta Kalludra është nga Klina, anëtare e LDK-së dhe ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sahatqiun-e-zevendeson-kalludra/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala