Sabit Geci tregon se kush e pengonte Rugovën që ta vizitojë Drenicën

Ish – komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, dikur edhe Shef i organizatës Zbulim Kundër Zbulim (ZKZ) thotë se ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, askush nuk e ka penguar që të shkonte në Drenicë pas luftës.
“Kjo është qesharake. Asnjëherë Ibrahim Rugova nuk ka qenë i pengum me ardhë në Drenicë”, tha Geci në emisionin ‘Republika’ në për Tribuna Channel.
Madje ai habitet me zërat që thonë se gjoja vetë Sabit Geci ishte ai që nuk e la atë të shkonte atje.
“Kjo është turp. Unë vetë kam qenë në LDK”, tha Geci.
Edhe nëse dikush ia ka mbushur mendjen Rugovës që nëse shkon në Drenicë, do të të vrasin, Geci thotë se ata kanë qenë njerëz të cilën kanë dashur të krijojnë autoritet të rrejshëm te Ibrahim Rugova.