Sa shpesh duhet t’i lani gjërat që përdorni për çdo ditë?

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur vije fjala te gjërat që përdorim çdo ditë, si çarçafët, peshqirët, makinën, telefonin celular e të tilla gjësende, të gjithë hamendësohemi se sa shpesh duhet t’i pastrojmë ato.

Pure Wow, portali që ofron shumë këshilla për mënyrën e jetesës, ka përpiluar një udhëzues me këshilla se si duhet të veprohet kur vije te pastrimi i gjërave që gjejnë përdorim në jetën e përditshme.

Çarçafët e shtratit ku flemë

Sipas “Institute of Home Science”, larja e çarçafëve rekomandohet në çdo 7 ditë, pra një javë. Ata duhet mbajtur të pastër nga pluhuri që akumulojnë dhe nga bakteret që shkaktojnë alergji.

Peshqirët

Banja juaj duhet të mbajë aromë të mirë dhe ndikim në të ka edhe aroma e peshqirëve. Sipas Universitetit të Kalifornisë, kontribuues në aromën e keqe të banjës, janë edhe peshqirët. Ata grumbullojnë mikroorganizma që kundërmojnë, prandaj preferohet që t’i lani 3 apo 4 herë pas përdorimit.

Mbulesat e shtratit tuaj

Larja e mbulesave të shtratit tuaj, është po aq e rëndësishme sa t’i lani çarçafët. Kur ato rrinë në sipërfaqe, grumbullojnë shumë pluhura dhe ju duhet t’i lani ato të paktën 4 herë në vjet, sa herë që ndryshojnë stinët.

Kompjuteri dhe celulari

Nëse nuk e keni ditur, kompjuteri juaj dhe celulari kanë më shumë baktere se tualeti juaj. Konsiderohen si gjësendet më të posta në botë. Një studim nga “Journal of Applied Microbiology”, ka paralajmëruar se 30% e viruseve vijnë nga prekja e tastierës apo e ekranit të celularit. Prandaj, duhet t’i pastroni për cdo ditë të paktën 2 herë në ditë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-shpesh-duhet-ti-lani-gjerat-qe-perdorni-per-cdo-dite/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala