Sa po i keqpërdorin OJQ-të projektet

Organizata jo qeveritare nuk po i përmbushen kritereve të institucioneve shtetërore kur marrin projekte. Një fakt të tillë e thotë edhe vet drejtori i rinisë në Ministrinë e Kulturës, Xhevat Bajrami.
Ai ka treguar për Gazetën Fjala se disa OJQ nuk i kanë përmbyllur projektet dhe për këtë i kanë dërguar në zyrën ligjore.
“Ne i kemi dy-tre raste që kemi dërguar në zyrën ligjore edhe pastaj kjo zyrë i dërgon në ministri të drejtësisë dhe atje trajtohen”, ka thënë ai.
Bajrami ka treguar po ashtu se OJQ’të që kanë avance të hapura nuk mund të marrin projekte të reja.
“…ajo OJQ që ka avance të hapura nuk mund të marr projekte të tjera. Ne e kërkojmë listën prej financave, vetëm nëse ata nuk i kanë tregu. Por nuk përjashtoj mundësin që mund të këtë OJQ që kanë marr projekte pa i mbyllur projektet e tjera”, thotë Bajrami.
Ai tregon se rregullorja e nxjerrur së fundi nga Ministria e Kulturë që synon të rregullonte financimin e OJQ-vë nuk është funksionale pas, sipas tij Ministria e Financave nuk ka lejuar nxjerrjen e një rregullore të tillë./Gazeta Fjala/.