Sa orë në ditë punon Mark Zuckerberg ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Po të na pyeste dikush ne, se sa orë punon Mark-u? Sigurisht se do të kishim thënë 9 deri në 10 orë.

Mirëpo, në një rubrikë të cilën ai e ka në facebook ku i përgjigjet pyetjeve që i parashtrohen ai tha se punon 7 deri në 8 orë në ditë.

Pyetësi: Sa orë në ditë punon?

Përgjigja e tij ishte: “Kjo varet se çka nënkupton ti me punë. Unë shumicën e kohës e kaloj duke menduar se si ta lidhi botën dhe ti shërbej komunitetit për më të mirë, por një pjesë e asaj kohe nuk është në zyrë apo në takime me njerëzit apo të bëjë atë që e quani punë të vërtetë. Unë kaloj shumë kohë vetëm duke lexuar dhe duke menduar për gjëra për vetveten. Në qoftë se e kalkulon kohën që shpenzoj në zyrë, nuk besoj se është më shumë se 50-60 orë në javë (7-8 orë në ditë). Por në qoftë se e llogarit kohën që jam i fokusuar në misionin tonë, mund të thuash se është e tërë jeta.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-ore-ne-dite-punon-mark-zuckerberg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala