Sa njerëz do të ketë bota deri në fund të këtij shekulli sipas OKB-së?

Autori:Avdyl Pajaziti

Popullsia e botës në ditët e sotme arrin shifrën 7.3 bilion, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Mirëpo, kjo shifër do të rritet skajshëm pas pak dekadave.

Andaj, nëse mendoni se në botë sot ka shumë njerëz, shiko se sa do të jenë pas disa dekadave.

Sipas të dhënave të OKB-së, transmeton lajmi.net, popullsia e botës po rritet vrullshëm, jo vetëm për shkak të natalitetit, por më shumë për shkak të avancimeve në shëndetësi, gjegjësisht rënies së mortalitetit, transmeton lajmi.net.

Sipas një raporti të ri të OKB-së, si rezultat i përmirësimit të kushteve të jetesës, edhe jetëgjatësia është rritu dukshëm.

Web

Në raport predikohet se në vitin 2030 popullsia e botës do të rritet në 8.3 bilion.

Ndërkaq deri në fund të këtij shekulli, shifra do të arrij në 11.2 bilion.

Këto shifra bilionësh do të shtohen nga vendet më të varfra të botës – 3 bilion vetëm në Afrikë.

Web

Në bazë të raportit thuhet se India do të kaloj Kinën sa i përket numrit të popullsisë.

E pabesueshme, por India kryeson me shkallën më të lartë të natalitetit në botë.

Mesatarja e lindjeve në Indi është 4.7, krahasuar me mesataren në botë që është 2.5; në USA 1.9; ndërkaq në Europë 1.6. Japonia ka natalitetin më të ulët, gjegjësisht afër 1.4. (lajmi.net)

Web

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-njerez-do-te-kete-bota-deri-ne-fund-te-ketij-shekulli-sipas-okb-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala