Sa minuta e përdorni telefonin çdo ditë? Ja nga çfarë vuani

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga Apple në Android, celularët e gjeneratës së fundit na i kanë lehtësuar tej mase jetën. Mirëpo, përdorimi i shumtë i tyre mund të jetë një tregues depresioni. Në këtë përfundim ka dalë një kërkim shkencor i realizuar nga profesor David Mohr, nga Northwestern University Feinberg School of Medicine.

Grupi i kërkuesve ka zbuluar se përdorimi mesatar i smarfonit, nga personat që janë të depresionuar, varion në 68 minuta në ditë, kundrejt 17 minutash, që e përdor një njeri në gjendje normale, i paprekur nga stresi.

Ky studim ka arritur të tregojë se cilët persona janë të depresionuar, me një saktësi prëj 87%. Suksesi i kërkimit, siç thotë mjeku Mohr, tregon se ‘personat përdorin celularin duke besuar se mund të evitojnë apo edhe zgjidhin problemet e vështira’. “Metoda që kemi përdorur për të realizuar kërkimin quhet PHQ9. Bëhet fjalë për një pyetësor që heton mbi simptomat emocionale të personave, siç është trishtimi, humbja e kënaqësisë dhe shqetësimet me gjumin apo oreksin”,- ka thënë Mohr.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-minuta-e-perdorni-telefonin-cdo-dite-ja-nga-cfare-vuani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala