Sa ka rënë shi dje në Kosovë sipas Institutit Hidrometeorologjik ?

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë matjet e sasisë së shiut të rënë dje në vende të ndryshme të Kosovës. Në ndërkohë mësohet se shiu i djeshëm ka sjellë dëme të shumta si në infrastrukturë, po ashtu edhe në bujqësi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë matjen e sasisë së shiut të rënë dje nëpër territorin e Kosovës, dhe nëpërmjet një komunikate për media ka ofruar statistikat e matjeve në vende të ndryshme të Kosovës.

Sipas IHMK sasi më e madhe e shiut ka rënë në komunën e Kamenicës, ku janë identifikuar rreth 65 litra për metër katror. Pastaj pason territori i Mitrovicës me 54 litër për metër katror.

IHMK njofton se në Prishtinë ka ra shi me sasi prej 39 litra për metër katror, ndërkaq në Prizren 25 litra.

Sasi më e pakët e shiut ka rënë në Ferizaj dhe Pejë. Në Ferizaj 10 litra për metër katror, ndërkaq në Pejë 3 litra për metër katror.

– See more at: http://lajmi.net/sa-shi-ra-dje-ne-kosove/#sthash.E6mahO65.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-ka-rene-shi-dje-ne-kosove-sipas-institutit-hidrometeorologjik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala