Sa janë gati forcat e rendit në Kosovë për t’u përballur me terrorizimin? (Video)

Autori:Avdyl Pajaziti

Ata që kanë frekuentuar rrugët e Prishtinës gjatë ditës së sotme kanë mundur të hasin dhe të kontrollohen nga Policia e Kosovës.

Kontrollet u bënë në kryeqendrën kosovare një ditë pasi që rreth 130 persona u vranë në disa sulme terroristë në Francë.

Këto masa policore vazhduan deri ne orët e mbrëmjes, njofton Klan Kosova.

Derisa forcat e rendit po e kryenin punën e tyre, shefi i ekzekutivit kosovar, Isa Mustafa, tha se autoritetet e sigurisë në Kosovë janë në nivel për t’u përballur me kërcënime nga terroristët.

Këtë e gatishmëri e konfirmuan edhe në polici, derisa zëdhënësi Daut Hoxha vlerësoi se për momentin nuk ka ndonjë kërcënim për shtetasit kosovar.

Por një hulumtues i çështjeve të sigurisë në Qendrën Kosovare që merret me këto studime, po e thotë të kundërtën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-jane-gati-forcat-e-rendit-ne-kosove-per-tu-perballur-me-terrorizimin-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala