Sa është i shëndetshëm lëngu i frutave?

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas ekspertit për dietë, Robert Lustig-ut, lëngu i frutave mund të jetë faktor nxites serioz i sheqerit.

Lëngu i frutave përmban vitamina të rëndësishme dhe phytonutrient (një substancë e cila ndodhet në bimë dhe ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të ndryshme), si dhe sheqer- gati aq sa kanë pijet joalkoolike në fakt. Këtë sheqer trupi juaj e absorbon shumë shpejtë, sikurse sheqerin që ndodhet në pijet e gazuara. Të pish shumë lëng mund të rezultojë me obesitet si dhe rrit rrezikun për 2 lloje të diabetit, siç tregon një studim në “British Medical Journal”.

Por a nuk janë frutat të mira për ju? Çështja qëndron tek fakti se lëngjet e frutave nuk përmbajnë ato fibra të cilat i përmbajnë frutat e pashtrydhura. Kur hamë një frut të plotë, fibra ndihmon melçinë të metabolizoj sheqerin.

Por mos u brengosni – nuk keni nevojë t’i ndërprisni lëngjet. Sipas Azmina Govindji, eksperte për dietë dhe zëdhënëse e Shoqatës Britanike për Dietë (British Dietetic Association) zgjidhja për këtë është moderimi. Ajo thotë se rëndësi ka sasia. “150 ml lëng frutash llogaritet sa një nga 5 porcionet tuaja të frutave dhe perimeve në ditë.” Ju mund të holloni lëngun me pak ujë në mënyrë që të ulni sasinë e sheqerit në gotë. Natyrisht që mund të konsumoni edhe frutin direkt.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-eshte-i-shendetshem-lengu-i-frutave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala