Sa dollarë në minutë humbë Facebook kur nuk funksionon

Autori:Avdyl Pajaziti

Kur Facebook nuk funksionon, siç ndodhi mbrëmë për më shumë se një orë njerëzit i kap paniku. Dhe jo vetëm përdoruesit. Janë disa persona në Menlo Park që vuajnë më shumë se ne: përgjegjësit e pjesës së publicitetit të rrjetit social. Jo Facebook, jo reklama; jo reklama, jo para. Për çdo minutë të #FacebookDown, janë më mijëra dollarë të ardhura më pak.

Por sa saktësisht? Shifrën ekzakte nuk do ta dimë kurrë. Por mund të japim një ide duke u bazuar në të ardhurat publicitare të Menlo Park në tremujorin e dytë të 2015, janë 3,827 miliardë dollarë. Me makinën llogaritësë në dorë, çdo minutë keqfunksionimi të Facebook i kushton rrjetit social pak a shumë 30.000 dollarë humbje të ardhurash publicitare.

Pra, kur të ketë sërish #FacebookDown nuk do të ndiheni më keq se Mark Zuckerberg.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-dollare-ne-minute-humbe-facebook-kur-nuk-funksionon/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala