Sa aksidente kanë ndodhur gjatë vikendit?

Autori:Avdyl Pajaziti

Aksidentet të shumta po ndodhin në Kosovë, veçmas gjatë sezonit veror, kur edhe prania e automjeteve në rrugë është shumë më e lartë.

Sipas një raporti të policisë së Kosovës, vetëm në dy ditët e kaluara në Kosovë kanë ndodhur mbi 80-të aksidente rrugore, transmeton lajmi.net.

Prej këtyre aksidenteve, në 63 prej tyre fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, ndërkaq në 19 të tjera po.

Po ashtu, në dy ditët që kemi lënë pas, policia e Kosovës ka shqiptuar 709 tiketa trafiku. (lajmi.net)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sa-aksidente-kane-ndodhur-gjate-vikendit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala