Rusia veto anëtarësimit të Kosovës në OKB, veç nëse kërkon Serbia

Autori:Avdyl Pajaziti

Nëse Këshilli i Sigurimit sot do të vendoste për anëtarësimin e Kosovës në OKB, Rusia nuk do të ushtronte veton nëse Serbia nuk do të kërkonte një gjë të tillë nga ajo, thotë drejtori i Institutit rus për hulumtime strategjike, Leonid Reshetnjikov..

Ai, në një bisedë për “Vecernje novosti”, ka theksuar se zyrtarët e Kosovës në çdo mënyrë do të provojnë të hyjnë në OKB dhe se do të provojnë të “blejnë” qëndrimin e Serbisë në mënyrë që kjo të pranohet disi me premtimin për anëtarësim në BE, transmeton Koha.net.

“Nëse Serbia pranon, atëherë Rusia nuk mund të kundërshtojë”, ka thënë Reshetnjikov.

Duke folur për veton ruse në Këshill të Sigurimit të OKB-së në lidhje me rezolutën britanike për Srebrenicën, Reshetnjikov ka thënë se për Rusinë, kjo është një çështje parimi dhe se mbron interesat serbe deri në atë pikë që edhe vet populli serb i mbron.

“Nëse [populli serb] nuk i mbron vet, atëherë as ne nuk do ta bëjmë një gjë të tillë”, theksoi ai.

Reshetnjikov ka vlerësuar se Perëndimi ka krijuar “një pseudoshtet – Kosovën” dhe tha se nuk e ka ndërmend që të heq dorë nga kjo, ndërsa shtoi se “e gjithë kjo po bëhet për ta dobësuar Serbinë”.

Për sa i përket anëtarësimit të mundshëm të Serbisë në BE, analisti rus tha se Serbia me këtë rast “po pi hyn një treni i cili ka marr rrugën drejt humnerës” dhe shtoi se nuk e kupton dëshirën për të qenë me çdo kusht në këtë union i cili është në krizë.

Ndërkaq, në lidhje me raportet me Rusi – SHBA, Reshetnjikov ka vlerësuar se kjo e fundit i ka shpallur luftë Rusisë – luftë informative, ekonomike, politike, humanitare dhe se po krijon një rrethojë përreth Rusisë, sepse, sipas tij, SHBA-të kanë vendosur ushtarë në çdo vend të botës, përveç Kinës.

“Jemi larg luftës botërore, por, fatkeqësisht, do të ketë luftime lokale”, shtoi ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rusia-veto-anetaresimit-te-kosoves-ne-okb-vec-nese-kerkon-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala