Rusia ndërton urë 19 km mbi det për t’u lidhur me Krimenë

Autori:Gazeta Fjala

Rusia pas pushtimit të Krimesë nga Ukraina, po e ndërton një urë 19 kilometërshe mbi det, për t’u lidhur me këtë gadishull.

Russia Today thotë se punëtorët kanë filluar ndërtimin e një ure të përkohshme e cila lejon bartjen e makinerive të ndërtimit dhe materialit për ndërtimin e urës e cila e lidh Krimenë me Kerqin, transmeton lajmi.net.

Krime në rrugë tokësore lidhet vetëm me Ukrainën, por për shkak të konfliktit për këtë territor, ata që duan të udhëtojnë për në këtë vend ose mallrat që duhet transportuar atje, momentalisht mund të bëhen vetëm përmes transportit ajror dhe përmes porteve.

Ura e gjatë 19 kilometra pritet të hapet në dhjetor 2018.

Pas ndarjes nga Ukraina, kjo e fundit ka vendosur bllokada tregtare për këtë territory./lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rusia-nderton-ure-19-km-mbi-det-per-tu-lidhur-me-krimene/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala