Rusia e shpall “non grata” George Sorosin

Autori:Gazeta Fjala

Pas masave të rënda tregtare në shenjë hakmarrjeje kundër Turqisë, pas rrëzimit të një avioni rus rreth një javë më parë, Rusia duket se e ka rënduar edhe më shumë dorën.

Prokuroria e Përgjithshme ka lëshuar një deklaratë zyrtare, në të cilën njofton se Instituti për Shoqërinë e Hapur i George Sorosit, manjatit financiar të njohur për – siç thuhet në deklaratë, – propagandën mbështetëse dhe të vendosur ndaj valës së emigrantëve në Europë, ashtu sikurse edhe për “grushtin e shtetit” në Ukrainë gjatë vitit të kaluar, siç tregojnë shumë dokumente sekrete të siguruara pas sulmeve të shumta kibernetike, si dhe Fondacioni për Asistencë ndaj Institutit për Shoqërinë e Hapur, si “grupe të padëshirueshme”, duke u ndaluar qytetarëve rusë pjesëmarrjen në projektet e tyre.

Në njoftim thuhet se organizata të tilla, të kryesuara nga Sorosi, përbëjnë një “kërcënim të bazave të rendit kushtetues të Rusisë, si dhe ndaj sigurisë kombëtare”, veç faktit që Ministria e Drejtësisë do të informohet rregullisht mbi këto konkluzione dhe se këto organizata do të përfshihen në grupin e “të huajve non grata”.

Në realitet, që prej korrikut të kaluar, hetuesit rusë janë duke hetuar aktivitetet e filialeve të Sorosit, të përbërë nga 12 grupe të përfshira në listën e miratuar nga Senati rus për nevojën e mbajtjes nën mbikëqyrje, për shkak të të ashtuquajturave aktivitete antiruse, thuajse të gjitha me origjinë amerikane dhe të drejtuara nga personazhe të klasifikuar si neokonservativë, apo atyre që janë pranë demokratëve amerikanë dhe formacioneve të tjera liberale apo të majta. Mes tyre përfshihet edhe George Soros, i cili në Rusi konsiderohet si “kumbari” i vërtetë i së majtës europiane.

E nëse një grup futet në listën e “të padëshiruarve”, asetet e tyre financiare në Rusi duhen ngrirë, zyrat e tyre të mbyllen, si dhe të ndalohet shpërndarja e çdo lloj materiali informativ dhe propagandistik, ndryshe rrezikojnë gjoba të majme, deri në burgim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rusia-e-shpall-non-grata-george-sorosin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala