Rusia nuk e lë të qetë as Suedinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Mediat evropiane kanë raportuar se avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë.

Zëdhënësi i forcave ajrore të Suedisë, Anders Grenstad, tha se në orët e para të mëngjesit 4 avionë luftarakë rus për herë të parë duke fluturuar mbi detin Ostersjon kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë dhe më pas tha se avionët pas një kohe të shkurtër u kthyen në destinacionin normal, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet gjithashtu se Ministri i Mbrojtjes Peter Hultqvist i ka raportuar për situatën homologut të tij rus. Ndërsa Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Ëallström ka deklaruar se: “Nuk mund ta pranojmë që avionët luftarakë rusë duke shkelur hapësirën ajrore ndërkombëtare të fluturojnë në hapësirën ajrore të Suedisë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rusia-buk-e-le-te-qete-asvsuedine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala