Rusëve u hy frika në palcë

Rusia është përballur me një fenomen të çuditshëm, në qiellin e saj është parë një ndriçim i çuditshëm, i cili ka sjellë një frikë dhe habi tek të gjithë banorët. Për këtë fenomen janë hedhë shumë hipoteza ndër të cilat dhe fakti se ky mund të jetë një aktivitet i jashtëtokësorëve.
Ngjarja është regjistruar mëngjesin e të hënës rreth 00:39, në zonën e Stavropol në Rusinë jugore, ku ekspertët janë shprehur se drita e kaltërt në të bardhë të lehtë, nuk është e natyrshme.
Dëshmitarët kanë pohuar se shkëlqimi i çuditshëm nuk është shoqëruar me ndonjë zë, por ka ndriçuar gjithë qytetin.