Rugova: Po, Thaçi ka qenë pjesë e LDK-së

Deklarata e autorit të emisionit “Pa rrotulla”, Milami Zeka, se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi si dhe ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ishin pjesë e LDK-së, po del të jetë i vërtetë.
Zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë konfirmuar se nga formimi i partisë në atë periudhë si lëvizje të gjithë kanë qenë pjesë e LDK-së.
Nënkryetari i këtij subjekti, Haki Rugova ka treguar për pozitën që kishte Krasniqi si dhe ish-kryeministri i Republikës, Hashim Thaçi.
“Me formimin e LDK-së në atë periudhë si lëvizje të gjithë ka qenë pjesë e LDK-së. Ka qenë partia e parë në trojet shqiptare, në periudhën më të re dhe ka qenë e natyrshme që kanë qenë pjesë e saj. Jakup Krasniqi ishte kryetar i Degës në komunën e Drenasit dhe që ka marrë pjesë disa herë në mbledhje me presidentin, Ibrahim Rugova. Unë jam vet dëshmitar i atyre ngjarjeve”, ka thënë Haki Rugova.
Kurse për të parin e PDK-së, gjithashtu konfirmohet se si ri ishte i kyçur në partinë e Dr. Ibrahim Rugovës.
“Thaçi ka qenë më i ri. Edhe ai thuhet se ka qenë pjesë e LDK-së si rini. Kjo është një zhvillim demokratik që ka ndodhë në atë kohë”, ka thënë në fund nënkryetari i LDK-së. /Zëri