Rugova: Koalicioni me PDK-në e ka shkatërruar kauzën e LDK-së

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova, në emisionin “Info – Box” të TV Dukagjini, ka theksuar se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, duhet të krijojë kushte për zhvillimin e seancave normale në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka theksuar se ka vërejtje në punën e kryetarit të Kuvendit, sepse sipas tij, ai po luan me dy karta – me standarde të dyfishta, duke shtuar se dyshon se veprimet që kanë ndodhur në Kuvend, gjatë seancave të fundit nga ana e opozitës, janë të orkestruara.

“Koalicioni në mes LDK-së dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka qenë një gabim i madh për LDK-në. Me këtë koalicion e shkatërruam kauzën anti-PDK, frymë që ishte krijuar që pas zgjedhje lokale të vitit 2013. LDK-ja me këtë koalicion e ka befasuar elektoratin e saj, i cili ndonëse është i disiplinuar nuk e ka mirëpritur këtë koalicion”, ka shtuar Rugova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rugova-koalicioni-me-pdk-ne-e-ka-shkaterruar-kauzen-e-ldk-se/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala