Rufki Suma nderon Shqipërinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Me motivacionin “Për përkrahje të pakursyer vëllazërore”, Komuna e Hanit të Elezit ndau mirnjohjen “Falëmnderit Shqipëri” . Kjo ngjarje Politiko-Kulturorë e organizura nga Komuna e Hanit të Elezit dhe Shoqata “Miqtë e Amerikës” është respekti, falëmnderimi për gjith ato shtet që kanë ndihmuar popullin e Kosovës Komuna e Hanit të Elezit ka vendosër me këtë mirënjohje ta nderojë popullin dhe Shtetin Shqiptarë “Në kujtesën tonë kolektive, historiku i shpërnguljeve dhe dëbimeve masive të shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 nga forcat sërbe, janë ngjarje që nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa e jonë. Kjo kujtesë historike do të lidhet edhe më fuqishëm me bujarin e paparë të popullit dhe Shtetit Shiptarë”, tha kryetari i Komunës Rufki Suma. Ndërsa Ambasadori i Republikës së Shqipërisë Qemail Minxhozi i cili pranoi këtë mirënjohje, tha se kur flasim për kombin nuk duhet bërë ndarje shqiptarë e kosovarë, “Shqipëria është kudo dhe kur të themi falëmnderit Shqipëri, ne themi se ky falëndeirim i shkon secilit në këtë sallë. Mos të bëjmë gabim se Tirana është vetëm dhe Prishtina është vetëm. Tirana dhe Prishtina janë Shqipëri janë pjesë e kombit”, ka deklaruar Mixhozi. Kjo ngjarje është realizuar në kuadër të të shënimin e 17 vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe në nderim të Komandanti Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rufki-suma-nderon-shqiperine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala