Rrustem Mustafa dorëzon mandatin e deputetit

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i PDK-së Rrustem Mustafa ka dorëzuar mandatin e tij prej deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Ai këtë e ka bërë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e shkallës ë parë ku ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit është dënuar me 4 vjet burg për krime lufte. Mandatin e deputetit e ka dorëzuar edhe deputeti Latif Gashi.

Postimi i  plotë i Mustafës në Facebook:

Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shndërrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit.

Zyrtarët e shtetit, jo vetëm që duhet, por edhe kanë obligim kushtetues të jenë besnik të ligjeve dhe interesave shtetërore.

Akoma ka mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.

Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat që mundë ti ndërtojmë.

PS…Unë respektoj vendimet institucionale gjyqësore, e kam deklaruar se na duhet ndjeshmëri ndaj rendi t, ligjit shumë herë.

Sot ndjeva obligimin zyrtar dhe e dorëzova mandatin e deputetit.

Unë besoj në Shtetin tonë…

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rrustem-mustafa-dorezon-mandatin-e-deputetit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala