Rrugët më të mira në botë për ngasje të makinës

Autori:Avdyl Pajaziti

Megjithëse në Evropë ka me të vërtetë rrugë të mrekullueshme për ngasje të makinës, del se perlat e vërteta gjendet dikund tjetër. Me pamjet që lënë pa frymë dhe pistat si të mëndafshta – apo dhe të rrezikshme tej mase, këto rrugë iu ofrojnë ngasësve përvojën më të mirë të mundshme.

 Autostrada 1 – Kaliforni, SHBA

rruga aventure01

Pamjet dhe bukuria natyrore magjepsëse në të gjitha anët përgjatë kësaj autostrade, në  bregdetin  e  Kalifornisë, e bëjnë epike ngasjen e makinës.

Autostrada e ngritur San Juan – Kolorado, SHBA

rruga aventure02

Me 380 km, kjoështë një nga rrugët më të gjata në këtë listë rrugësh.Autostrada San Juan veçohet me kalimet mahnitëse nëpër male.

Rruga e Oqeanit të Madh – Australi

rruga aventure03

Mund të thuhet se e meta e vetme e kësaj rruge, rreth 240 km e gjatë, që kalon përgjatë bregdetit piktoresk jugor të Australisë, është se mund të dëshironi ta ndalni makinën për të shijuar pamjet përreth saj.

Bregu Perëndimor – Zelandë e Re

rruga aventure04

Kjo rrugë që përshkon Alpet e  Zelandës së Re, veçohet me pjesët e saj të gjata të drejta dhe kthesat e  shumta, të cilat e bëjnë  ngasjen e makinës aq sfiduese dhe të paharrueshme për  kohë të gjatë.

Mali Tianzi – Yongzhou, Kinë

rruga aventure05

Si një video-lojë, kjo rrugë që gjarpëron lartë e poshtë malit Tianzi, në Kinë, me siguri ka kthesat më mbresëlënëse në planet. Pamje më të mira se këto nuk mund të gjinden askund tjetër, andaj për adhuruesit e udhëtimit me makinë kjo është një qershi mbi tortë./ngjyra.com/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rruget-me-te-mira-ne-bote-per-ngasje-te-makines/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala