Rrugët e Kosovës për 24 orë: 45 aksidente, dy të vdekur

Autori:Avdyl Pajaziti

Ndonëse kemi paralajmërime dhe aksione të vazhdueshme nga ana e Policisë së Kosovës, në drejtim të vetëdijesimit të shoferëve që të jenë të kujdesshëm kur i ngasin automjetet e tyre, numri i aksidenteve rrugore vazhdon të jetë shumë i lartë.

Kështu, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 45 aksidente rrugore, prej tyre një ka qenë me fatalitet, 12 aksidente të cilësuara me të lënduar dhe 32 aksidente të cilësuara pa të lënduar.

Derisa, tiketat e shqiptuara nga ana e Policisë së Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, arrijnë në 1134. Numri i personave që janë arrestuar, gjatë këtij 24 orëshi, është 19, derisa i atyre që janë në mbajtje është 15 persona. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rruget-e-kosoves-per-24-ore-45-aksidente-dy-te-vdekur/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala