Rrugës për Paris, me mendje në Gjakovë,

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i saj për Punë të Jashtme Hashim Thaçi, në profilin e vet të Facebookut ka njoftuar se është në Paris për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të UNESCO-s ku pritet të bëhet votimi preliminar për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë të Kombeve të Bashkuara

Ky është shkrimi i plotë i Hashim Thaçit:

Jam rrugës për në Paris kur në orët e fundit para votimit të Bordit Ekzekutiv për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO do t’i japim edhe në shtytje kësaj aspirate të madhe të Kosovës. Por, me mendje isha në Gjakovë, me merakun që nuk mund të merrja pjesë në hapjen e Konsullatës së Republikës së Shqipërisë. E përgëzoj Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për vendosjen e konsullit të nderit në Gjakovë nga ana e Ambasadës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës. Hapja e kësaj konsullate në Gjakovë do të intensifikojë bashkëpunimin ekonomik, kulturor e artistik mes qytetit të Gjakovës dhe bashkitë në pjesën veriore të Shqipërisë por edhe do të ndikojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërshtetërore.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rruges-per-paris-me-mendje-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala