Rruga më e rrezikshme në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Një iluzion optik që krijohet në një autostradë të Atlantës në Xhorxhia të SHBA’ve është bërë burim për shumë aksidente të rrezikshme këtë vit.

Ajo që duket si një rrugë e drejtë, në fakt është një kthesë 180 gradë. Kjo bën që shumë drejtues të rritin shpejtësinë dhe më pas kur vjen kthesa nuk arrijnë të manovrojnë në kohë për të shmangur aksidentet. Iluzioni krijohet pasi në vazhdim është një shteg tjetër, jo i hapur për automjetet. Ndaj krijohet ideja se rruga vazhdon drejt.

Kthesa e frikshme ka shkaktuar shumë aksidente 18 muajt e fundit. Një investigim i një televizioni lokal ka vënë nën alarm edhe autoritetet rrugore, të cilat po përpiqen të korrigjojnë rrugën, duke e ngarkuar me sinjalistika të shumta, në mënyrë që të shmangen tragjeditë.

rruga2-620x310

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rruga-me-e-rrezikshme-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala