“Rruga e Kombit” me pagesë në fund të vitit

Autori:Avdyl Pajaziti

Rruga e Kombit me pagesë duket se, nuk do të funksionojë të paktën edhe për gjashtë muaj. Kjo për shkak se, gara për dhënien me koncesion të mirëmbajtjes e planifikuar për tu finalizuar në  këtë periudhë do të zgjatet edhe për gjashtë muaj të tjerë.
Burimet zyrtare nga Ministria e Transportit sqaruan se, me 6 prill janë hapur ofertat në garën për dhënien me koncesion të rrugës së Kombit. Nga katër kompani pjesëmarrëse në garë janë kualifikuar dy prej tyre të cilat automatikisht përfshihen në fazën e dytë të kualifikimit e cila sipas të njëjtave burime shtrihet në pesë muajt në vijim.
Ministria e Transportit kishte planifikuar të finalizonte koncesionin herët në pranverë. Por me një urdhër të posaçëm të Ministrit u vendos që afati i dorëzimit të ofertave të shtyhej nga data 23 mars në datën 6 prill.
Ndërkohë që gara për fazën e dytë kualifikuese, nëse do të jetë  e suksesshme nuk ka gjasa të mbyllet para fundit të vitit.
Dhënia me koncesion e mirëmbajtjes së rrugës së Kombit ka kaluar nëpër disa dështime për shkak se trafiku real nuk është sipas pritshmërisë që kompnitë kanë shfaqur për të kryer mirëmbajtjen.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rruga-e-kombit-me-pagese-ne-fund-te-vitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala