Rruga e Kombit, e kalueshme vetëm me zinxhirë

Autori:Gazeta Fjala

Reshjet intensive të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në disa prej akseve rrugorë në juglindje dhe veri të Shqipërisë.

Policia Rrugore njofton të gjithë drejtuesit e mjeteve se si pasojë e reshjeve të dëborës duhet të përdoren zinxhirët në qarkun e Korçës në këto akse rrugore: Në Qafën e Thanës, në Qafë Plloçë, në Qafën e Qarrit.

Në qarkun e Vlorës duhet të përdoren zinxhirët në Qafë Llogara. Në Veri të vendit, në akset e Shkodrës dhe të Pukës duhet të përdoren zinxhirët.

Po ashtu, edhe në akset rrugore Milot – Mirditë, Kukës-Morinë, Mat-Bulqizë është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve, transmeton kp.

Policia Rrugore njofton se është e pranishme me patrulla për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve së bashku me shërbimin e emergjencave dhe entin pronar të rrugës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia Rrugore iu bën thirrje gjithë drejtueseve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë gjatë lëvizjes, të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të automjetit, të mos përdorin pije alkoolike.

Për çdo problem që mund të hasin në këto akse rrugore por dhe në të gjitha akset e tjera rrugore të marrin kontakt me patrullat e policisë rrugore si dhe të telefonojnë në numrin e telefonit 129 pa pagesë duke dhënë adresën e saktë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/rruga-e-kombit-e-kalueshme-vetem-me-zinxhire/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala